SHBA: Al Kaeda mund te godase ne Gjermani
14/11/2009 04:20
Ne nje komunikate leshuar prej Departamentit te Shtetit, Uashingtoni paralajmeron per sulme te mundshme te Al Kaedas ne Gjermani.
“Gjate muajve te fundit, Al Kaeda ka shperndare video dhe mesazhe ku kercenohen interesat gjermane”, thuhet ne komunikate duke vazhduar me tej me nje sere procedurash keshilluese perkujdesjeje ndaj qytetareve amerikane ne Gjermani.
Nderkohe autoritetet gjermane kane nisur nje hetim ne lidhje me kercenimet e perhapura, kryesisht ne sajte interneti, duke marre shkas publikimin e videos se pare ku Al Kaeda kercenonte me sulme gjate procesit zgjedhor te muajit shtator.
Top Channel