Bode kunder FMN-se: Buxheti, realist

14/11/2009 15:45

Ministri i Financave, Ridvan Bode i eshte pergjigjur per here te pare publikisht kritikave, qe Fondi Monetar Nderkombetar dhe Banka e Shqiperise i ben buxhetit te vitit 2010, duke e quajtur ate si jorealist.

“Buxheti eshte teresisht i realizueshem pasi sot Shqiperia ka nje rritje ekonomike, te pakten 3 here me te larte nga vendi me rritjen me te madhe ne Evrope”, deklaroi Bode.

Ne konferencen e kryetareve, ai tha se Shqiperia nuk u prek nga kriza ekonomike dhe kjo i lejon qeverise qe te rrise serish pagat dhe pensionet, pa perkeqesuar treguesin e borxhit publik.

“Ne 2010 nje sere vendesh te rajonit dhe me gjere do te kene rritje te metejshme te deficitit dhe borxhit publik. Ne 2010-en parashikohet nje rritje e pagave dhe ulje e deficiti vjetor dhe borxhit publik”, eshte shprehur Bode.

Kreu i financave deklaroi se rritja e programuar e te ardhurave do i lejoje qeverise qe te vazhdoje te mbaje stimujt fiskal per te mbeshtetur rritjen ekonomike.

Qeveria ka parashikuar qe vitin e ardhshem te ardhurat ne buxhet te jene 361 miliarde leke, ndersa shpenzimet 411 miliarde leke, me nje deficit te pritshem prej 3.9 perqind.

Top Channel