Statuti i PD, zbulohen emrat e grupit te punes

13/11/2009 08:40

Parimi “nje anetar, nje vote”, organika e PD-se dhe funksionimi i sekretariateve do te jene pjeset esenciale te statutit te ri te Partise Demokratike.

Menyra e votimit te kryetarit dhe struktures se larte te PD-se do te pershtaten sipas nje sistemi te ri zgjedhor. Komisioni per ndryshimet ne statut do te kryesohet nga sekretari i pergjithshem, Ridvan Bode.

Deputetet demokrate, Ilir Rusmali, Fatos Beja, Gerti Bogdani dhe Albana Vokshi do te jene pjese e ketij komisioni.

Dilema me e madhe me te cilen do te perballet ky komision eshte ndarja e posteve qeveritare nga forumet e partise.

Megjithese demokratet kohet e fundit jane perfshire ne nje debat per ndarjen ose jo te funksioneve partiake nga ato qeveritare, gjasat qe kjo te percaktohet ne menyre te drejtperdrejte ne statutin e ri jane pothuajse te pakta, per te mos thene zero.

Ne zgjedhjet e ardhshme, demokratet do te vendosin me parimin “nje anetar, nje vote”, ndersa per keto zgjedhje menyra e votimit do te jete sipas nje sistemi te ri zgjedhor.

Komisioni per ndryshimet ne statut eshte duke diskutuar per percaktimin e sistemit, i cili do te zbulohet vetem pak dite perpara zgjedhjeve te 12 dhjetorit.

Per ndryshimet ne statut do te synohet pershtatja e funksionimit dhe organizimit te partise me sistemin e ri zgjedhor, me qellim maksimizimin e votes.

Top Channel