Rama: Plani, peng i KRRTRSH

13/11/2009 16:15

Plani rregullues i kryeqyetit ka mbetur peng i qeverise dhe kjo e fundit ka futur ne krize edhe kompanite e ndertimit, si nje nga shtyllat ku duhet mbeshtetur per te nxjerre vendin nga kriza. (UPDATE)

Keshtu eshte shprehur kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama gjate nje takimi me Shoqaten e Ndertuesve, ku sipas tij mungesa e bashkepunimit pershpejton krizen.

“Fakt eshte qe kompanite e ndertimit jane ne tkurrje te perditshme dhe niveli i asaj pjese te punesimit qe garantohet nga keto kompani, po bie perdite e me shume”, tha Rama.

Kryetari i bashkise e ka konsideruar si te tepert dhe shkelje te decentralizimit miratimin e ketij Plani nga KRRTRSH ne nje kohe kur eshte miratuar nga te gjitha instancat lokale.

Rama nuk ka lene pa permendur edhe konfliktin e ashper me qeverine per sheshin ne qender te Tirane ku sipas tij interesat e familjes Berisha po godasin  te drejtat e pronareve.

Ndersa ndertuesit kane kerkuar lehtesi te procedurave dhe transparence ne marrjen e lejeve te ndertimit si dhe miratimin sa me shpejt te planit rregullues te Tiranes.

Top Channel