PS: Mesazhi i Rehn, drejtuar qeverise

13/11/2009 15:30

Partia Socialiste i ka kerkuar qeverise te lere menjane propaganden boshe dhe te realizoje te gjitha detyrat e domosdoshme te vena nga Komisioni Europian per te fituar liberalizimin e vizave.

Sipas socialisteve Shqiperia edhe pse eshte vendi i pare qe ka firmosur marreveshjen e ripranimit ne komunitetit europian nuk do te mund te perfitoje liberalizimin e vizave ne te njejten kohe me Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi dhe per kete sipas deputetit Ditmir Bushati eshte pergjegjese qeveria dhe deshtimet e saj

“Ne menyre te posaçme kerkojme: Zbatimin e programeve antikorrupsion per imunitaret e oborrit qeveritar. Garantimin e qendrueshmerise se stafit ne Policine e Shtetit, per te cilen partneret nderkombetare kane treguar nje vemendje te veçante me fonde dhe trajnime. Heqjen dore nga praktikat abuzive te emerim shkarkimeve qe e kane kthyer policine e shtetit ne nje shkop te pushtetit. Zbatimin e planit te veprimit per menaxhimin e integruar te kufijve lidhur me aspektet e krimit nderkufitar”, u shpreh Bushati.

Deputeti Bushati theksoi edhe njehere se deklarata e zotit Olli Rehn ishte e qarte ne drejtim te qeverise.

“Nuk ka nevoje per spekulime deklarata e Rehn. Apeli i drejtohet qeverise per t’i dhene zgjidhje situates”, u shpreh Bushati.

Sipas zoti Bushati, qeveria duhet te realizoje edhe kushtet e tjera per zbatimin e planit te veprimit per menaxhimin e integruar te kufijeve por edhe bashkepunimin mes agjensive ne luften ndaj krimit te organizuar dhe heqjen dore nga shantazhi ndaj institucioneve te drejtesise.

Top Channel