Shtyhet procesi i apelit per Kumbaron

11/11/2009 12:30

Mbetet ende mister koha se kur do te vihet ne dispozicion te drejtesise shqiptare Ilir Kumbaro i cilesuar si njeriu kyc ne zhdukjen dhe rrembimin e Remzi Hoxhes.

Per te dyten here, avokatet e ish-Drejtorit te Drejtorise se pare te SHIK-ut per Tiranen, i kane kerkuar gjykates shtyrjen e procesit te apelit planifikuar te zhvillohej paraditen e soteme.

Disa jave me pare avokatet e Kumbaros nga kompania avokatore “Newmans LLP” i kerkuan gjykates me shume kohe per te pergatitur apelin pasi ishin ne pritje te nje raporti hartuar nga nje ekspert ne Tirane.

Raporti qe ka mberritur ne Londer disa dite me pare, mesohet te jete tejet i detajuar mbi situaten politike dhe ne vecanti per sistemin e drejtesise shqiptare, duke u kthyer ne nje element te forte per palen mbrojtese.

Kontaktruar permes telefonit nje punonjese e zyres administrative te gjykates “Royal Court Of Justice” tha se ende nuk eshte vendosur nje date fikse se kur do te zhvillohet séanca e ardhshme e apelit.

Sipas saj te gjitha gjasat jane per zhvillimin e seances gjate fillim-vitit te ardhshem”.

Ndersa kompania avokatore “Neumans LLP”, e pyetur  nga Top-channel per shkakun e shtyrjes se seances te apelit nuk pranoi te ipte asnje koment.

Fillimisht me 24 Mars 2009 gjykatesi Haeard Riddle dha nje vendim pro ekstradimit te Ilir Kumbaros, pasuar me pas me firmosjen e certifikates se ekstradimit nga sekretari britanik i shtetit.

Ilir Kumbaro permes avokateve ka apeluar keto dy vendime qe i lejojne shtetit shqiptare ekstradimin e tij nga Britania e Madhe.

 

Top Channel