Rehn: Te mbrohet liria e mediave

11/11/2009 19:30

Pervec situates politike ne vend, detyrimet qe rrjedhin nga raporti i progresit mbi Shqiperine dhe liria e medias ishin ne fokus te bisedes mes komisionerit Olli Rehn dhe zevendeskryeministrit Ilir Meta.

“Shqiperia duhet te beje progres vecanerisht per sundimin e ligjit, sikunder sigurimit te pavaresise se gjyqesorit. Ndaj inkurajova z. Meta dhe qeverine qe te bejne te gjitha perpjekjet e nevojshme per te permiresuar keto dy ceshtje, me reformat ne keto fusha, dhe gjithashtu inkurajova z. Meta qe te permiresoje lirine dhe mbrojtjen e medias, qe mbetet ende shume shpesh objekt i sulmeve te dhunshme sic ishte rasti se fundmi me z.Baze”, ka deklaruar Rehn.

Ndersa Meta nga ana e tij dha garancine per respektimin e lirise se medias nga qeveria dhe per ndeshkimin e atyre qe ushtrojne dhune ndaj perfaqesuesve te saj.

“Te gjithe personat qe u perfshine ne incidentin e fundit ndaj gazetarit te njohur ne Shqiperi, z.Baze, jane te arrestuar dhe te gjitha institucionet shteterore e qeveria, ne menyre shume serioze, jane distancuar jo vetem ndaj ketij incidenti por kunder cdo lloj incidenti e dhune qe kercenon standartet e lirise se medias ne vend”, ka pohuar Meta.

Per Top Channel, i pyetur se cfare do te permiresoje qeveria ne raportin e ardhshem te progresit, zevendeskryeminsitri tha se ne pergjithesi, qeveria do t’u adresohet te gjitha verejtjeve te Komisionit, por ne vecanti luftes kunder krimit dhe korrupsionit.

“Ne jemi shume te fokusuar mbi sundimin e duhur te ligjit, ne luften ndaj korrupsionit e krimit te organizuar”, ka shtuar Meta.

Ministri i Jashtem u zotua se Shqiperia do te permbushe ne kohe kushtet e nevojshme per liberalizimin e vizave, ndersa Oli Rehn tha se me t’u plotesuar keto kushte, Komisioni do te pergatise propozimin per heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine, cfare pritet te ndodhe ne mes te vitit 2010.

Top Channel