Nje mjet i tonazhit te rende ka terrorizuar banore te nje familjeje ne fshatin Libonik te Korces.
Mjeti ka humbur drejtimin dhe ka perfunduar ne oborrin e nje shtepie pas nje perplasjeje fillestare duke shkaktuar demtimin e murit anesor te baneses.
Mjeti ka depertuar ne oborrin e shtepise ku ka qene i parkuar nje tjeter autoveture, e cila eshte demtuar. Zhurma e madhe ka shkaktuar fillimisht panik por fatmiresisht trajleri eshte penguar ne trajektoren e tij nga mjeti i parkuar ne oborr.
Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit ne aksin nacional Korce-Pogradec. Makina eshte perplasur me murin e nje dyqani buze rruges dhe me pas ka devijuar drejt oborrit te baneses ku eshte demtuar muri rrethues dhe nje mjet qe ndodhej ne oborr.
Policia ka percaktuar si shkak te aksidentit humbjen e vemendjes nga ana e drejtuesit.
Top Channel