Gjendet skeleti i nje specieje dinosauri

11/11/2009 19:50

Gjenden ne Afriken e Jugut mbetjet e nje specieje deri tani e njohur si dinosaur.

Sipas autoreve te zbulimit, gjetja mund te ndihmoje te kuptojme se si keto krijesa parahistorike jane transformuar ne kafshe me te medha te afta per te ecur ne toke.

Paleontologu Adam Yates, i universitetit te Witwatersrand, ka prezantuar skeletin e paplote te “Aardonyx celestae” ne nje konference per shtyp ne Johannesburg.

Behet fjale per nje specie te re barngrenese qe ka jetuar rreth 200 milione vjet me pare.

Kafsha ecte me kembet e pasme, por arrinte te levizte me te katra dhe ngrihej deri ne nje lartesi 1.7 metra.

Sipas Yates, kjo tregon se si dinosauret kane evoluar nga bipede dhe sauropode gjigande, mes te cileve edhe brontosauri.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel