Nje dite perpara miratimit ne parlament te ligjit te quajtur antimafia, mazhoranca ka hedhur poshte deklaratat e Partise Socialiste se ligji eshte antikushtetues dhe se cenon te drejtat e njeriut.
Sipas Viktor Gumit, i ngarkuar nga Komisioni i Ligjeve per kete draft, ky ligj, qe nuk ndryshon thelbin e ligjit te 2004-es, i jep ne menyre te detajuar prokurorise te drejten qe, mbi bazen e dyshimeve te ngritura ne rrethana faktike, t’í kerkoje gjykates sekuestrimin dhe me pas konfiskimin e pasurive te dikujt qe dyshohet se pasuria e tij rrjedh nga krimi i organizuar dhe trafikimi.
“Ligji i vitit 2004 nuk preket nga amendimet e bera ne kete ligj. Ligji i vitit 2004 eshte konsideruar, deri me sot, ne perputhje me te drejtat e njeriut, ne perputhje me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe, per pasoje, edhe ky ligj eshte ne perputhje me Kushtetuten, eshte ne perputhje me te drejtat e njeriut. Une deshiroj te garantoj te gjithe shqiptaret se ky ligj nuk cenon te drejtat e tyre. Perkundrazi, eshte nje mjet efektiv, i domosdoshem dhe i nevojshem ne luften kunder krimit te organizuar. Thelbi i ketij projektligji nuk eshte te penalizoje te gjithe ata njerez te cilet kane nje standard te pajustifikuar jetese. Ne te kundert, thelbi i ketij ligji eshte marrja e mases parandaluese, nepermjet goditjes me veprime gjyqesore te pasurise per te gjithe ata persona qe jane te perfshire ose te dyshuar per perfshirje ne te dhena faktike ne nje rreth veprash penale, qe ne e konsiderojme, sipas legjislacionit tone, krim i organizuar dhe trafikim”, u shpreh Gumi.
Zoti Gumi nuk pranon si argument ligjor se nepermjet ketij ligji prokurorise po i jepet nje pushtet i pakufizuar, nepermjet te cilit ajo mund te abuzoje mbi kedo individ me standard te larte jetese.
“Nuk eshte pushtet qe i jepet prokurorise. Perkundrazi, eshte nje detyre dhe detyre funksionale e prokuroise. E theksoj dhe njehere se ky projektligj nuk eshte kunder individit, por pasurise qe ky rreth peronash ka vene. Dhe kjo realizohet nepermjet kalimit te se drejtes se proves. Pra, ne kete moment prokuroria nuk ndermerr asnje mase penale, por eshte masa civile, duke i kaluar te drejten e proves per te vertetuar qe ky rreth personash kete pasuri e ka vene ne menyre te ligjshme ose jo”, u shpreh Gumi.
Deputeti Gumi, ish-zevendesminister i Drejtesise thote se cdo nen i ketij projektlgiji eshte diskutuar ne detaje me 4 organizma te huaja qe ndihmojne Shqiperine ne pershtatjen e legjislacionit ne fushen e drejtesise, te cilet mbeshtetsin plotesisht kete projektligj. Gje qe sipas demokrateve, duhet ta bente edhe PS, pasi miratimi i ketij ligji eshte nje nga kushette per liberaizimin e vizave.
“Ne jemi duke bere detyrat tona te shtepise dhe detyrat tona te shtepise po i bejme me nje profesionalizem maksimal.. Besoj edhe ne kete rast, ne nuk do te reshtim kurre se theni qe, ejani te votojme ato ligje, qe i sherbejme liberalizimit te vizave, i sherbejne integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Rastet jane nje pas nje. Besoj ne kete rast per PS eshte shans i humbur.
Top Channel