Londer, Shqiperia e “vaket” ne panairin boteror

10/11/2009 16:45

Per te katertin vit radhazi Shqiperia merr pjese ne Panairin Boteror te Turzimit te Londer “World Travel Market”. Me kete pjesmarrje tentohet promovimi asaj c’fare ofron turizmi shqiptar.

Stenda e Shqiperise e ndertuar ne menyre modeste, shume larg standarteve te fqinjeve tane perbehet nga tre komponete. Agjencia Kombetare e Turizmit, sektori privat dhe disa bashki kryesore te cilat ne kete panair jane prezantuar vetem me disa broshura.

Ndyshe nga vendet e tjera mungonin materialet promovuese ne forme audiovizive, perfshi spotin publicitar, te trasmetuar ne CNN per prodhimin e te cilit jane shpenzuar mijera euro. Nada Kallciu, drejtoreshe e Agjencise Kombetare te Turizmit i tha Top-Channel se, “pjesmarrja  ne kete panair edhe kete vit synon promovimin e turizmit shqiptar ne te gjitha aspektet”.

Sipas saj, e vecanta qe stenda shqiptare sjell ne kete panair eshte pjesemarrja e nje grupi valltaresh nga trupa e balerineve te ardhur nga Teatri Operas dhe Baletit. “Si nje pjesmarrje te vaket, modeste dhe pa strategji nga te gjitha subjektet shqiptare ne kete panair”, keshtu e ka komentuar paraqitjen e stendes shqiptare ne panairin e Londres Dorian Gjalpi, ekspert per ceshtjet e turizmit.

Krahas 50 mije subjekteve nga e gjithe bota ne kete panair per here te pare ka marre pjese edhe Kosova. Permes nje stende te ndertuar thjesht ku eshte perdorur elementi fotografi, ideuesit e saj percjellin mesazhin se Kosova ka se cfare te ofroje ne turizem kryesisht ate malor.

Per Bujar Kucin, drejtor i Departamentit te Turizmit ne qeverine e Kosoves, “ky panair eshte nje mundesi e mire per te paraqitur vlerat e turizmit ne Republiken e Kosoves, po ashtu nje rast i volitshem per ta paraqitur ate me nje imazh te ri, ndryshe nga ai c’fare mendojne shume qytetare te Evropes”.

Top Channel