
Autoritetet me te larta shteterore kolumbiane njoftuan se do te ankohen ne instancat me te larta nderkombetare ne lidhje me deklaratat e presidentit te Venezueles Hugo Cavez.
Kolumbia njoftoi se nuk ka ndermarre asnje operacion ushtarak armiqesor kundrejt fqinjit te saj, Venezueles dhe se deklaratat e Cavez ishin kercenime lufte per te cilat do t’i drejtohet Organizates se Kombeve te Bashkuara dhe Organizates se Shteteve Amerikane.
“Le te mos humbasim asnje dite, te pergatitemi per lufte dhe te ndihmojme popullin te pergatitet per lufte eshte pergjegjesia e te gjitheve”, deklaroi Cavez ne nje fjalim para komandanteve me te larte ushtarake ne Karakas.
Situarta mes dy vendeve eshte acaruar pas marreveshjes mes SHBA-se dhe Kolumbise per vendosjen e 7 bazave ushtarake amerikane ne vendin latin.
Top Channel