Shembja e tunelit, Rama: Berisha ne prokurori

09/11/2009 13:25

Kryetari i Partise Socialiste kerkoi nga Prokuroria te therrase kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin pergjegjes per te dhene shpjegime per incidentin e fundit ne tunelin e Thirres ne rrugen Durres-Kukes.

Duke nisur pikerisht nga kjo ndodhi e fundit, e duke permendur edhe rastin e dhunes se gazetarit Mero Baze, tragjedine e Gerdecit, grevat e shtuara ne kerkim te se drejtes, perplasjen e policive te kompania ARMO, Rama shprehu bindjen se sot ndihet kapja me monstruoze e shtetit ne 20 vitet e fundit.

“Ne Shqiperi qeveris nje pushtet i vjedhur qe eshte ne kembe me vota te vjedhura. Kemi ne krye te qeverise nje halldup shurdh-memec, te cilit askush nuk mund t’i kerkoje te drejten. Sot kuptohet me mire se kurre se Berisha nuk i vodhi votat me 28 qershor thjesht per te qendruar ne pushtet, por per te mbuluar krimet ekonomike te kryera ne keto kater vite”, u shpreh Rama.

Sipas Rames, Berisha nuk beri koalicion me Meten per te mos bllokuar ecurine e vendit, por e bleu ate per te mbuluar krimet dhe per te legalizuar bashke ate cka eshte vjedhur deri me tani.

Duke leshuar nje lume akuzash ndaj qeverise dhe kryeministrit, Rama me i ashper se asnjehere tjeter, theksoi se me date 20 nentor do te zhvillohet protesta me e fuqishme ne kerkim te te drejtes elementare per te hapur kutite e votimit.

Top Channel