Becaj: Rregullore per mbledhjen e Konferences Gjyqesore

09/11/2009 12:50

Pas situates se krijuar ne kuvend, ku opozita vijon bojkotin e per pasoje shtyhet edhe votimi i ligjeve te rendesishme, kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj organizoi nje takim me vartesit e saj ne rrethe me qellim gjetjen e nje zgjidhjeje per Konferencen gjyqesore.

Becaj u shpreh se duhet nje rregullore ne mungese te ligjit qe mundeson mbledhjen e konferences, i pamundur te miratohet persa kohe mungon opozita dhe kalimi i tij behet vetem me 3/5 e votave.

“Presioni politik-mediatik po deformon perceptimin e publikut per dhenien e drejtesise”, u shpreh Becaj.

Nderkohe i pranishem ne takim numri dy i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu kerkoi qe Konferenca te mblidhet pas miratimit te ligjit ne kuvend.

Top Channel