Irani: Jo, pasurimit te uraniumit jashte kufijve
07/11/2009 09:55
Teherani nuk do ta pranoje propozimin e Agjencise Nderkombetare per Energjine Berthamore, qe uraniumi te pasurohet jashte kufijve te Iranit.
Lajmin e bejne te ditur agjencite lokale, te cilat citojne kreun e komisionit parlamentar mbi sigurine.
Zyrtari iranian nuk ka dhene detaje per vendimin e Teheranit, qe me kete deklarate ka zbehur shpresat e nderkombetareve per nje marreveshje ne fushen berthamore.
Nderkohe, autoritetet iraniane kane liruar sot tre shtetas te huaj, te arrestuar diten e enjte gjate nje manifestimi te opozites kunder presidentit Mahmoud Ahmadinejad. Behet fjale per dy gjermane dhe nje kanadez.
Top Channel