Sekuestro e pasurive, Avokatet: Ligji i ri eshte antikushtetues

05/11/2009 15:30

Kreu i Dhomes se Avokatise se Tirane, Fatmir Brraka e ka cilesuar ligjin antimafia si antikushtetues.

Per avokatin e njohur ajo qe shqeteson me shume eshte se ky ligj cenon te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, duke futur ne hetim cdo shtetas shqiptar.

“Ky ligj ben objekt hetimi cdo qytetar dhe ajo qe eshte me e keqja eshte se ky ligj e shtrin hetimin deri ne breznine e dyte dhe te trete”, u shpreh Brraka.

Avokati Brraka thote se ligji synon t’i jape kompetenca me shume se c’duhet prokurorise, e cila eshte e lire ne baze te ketij ligji te hetoje cdo shtetas qe do.

Por ndersa pritet qe parlamenti te miratoje kete ligj me 70 + 1, avokati thote se, kushtetuta kerkon 3 te pestat e parlamentit, pasi ky ligj prek ligjet themeltare.

Sipas avokatit ligji eshte marre nga sistemi anglez, por eshte keqkuptuar nga hartuesit shqiptar. Ne ligjin anglez thuhet se, futen ne hetim te afermit e nje personi qe drejtesia nuk arriti dot t’i provoje akuzen e krimit te organizuar dhe jo cdo shtetas me nje pasuri te pajustifikueshme.   

Top Channel