Kriza ne Shqiperi, debate ne Parlamentin Europian

05/11/2009 12:10

E djathta dhe e majta ne Parlamentin Europian, megjithese me argumenta te kundert, vleresojne njesoj se kriza politike ne Shqiperi duhet te perfshihet ne rezoluten e parlamentit mbi Strategjine e Zgjerimit.

Dokumenti i Komisionit vleresonte per Shqiperine se shumica e standarteve nderkombetare u arriten ne zgjedhjet parlamentare por pati parregullesi. Forcimi i sundimit te ligjit, garantimi i funksionimit te duhur te institucioneve shteterore dhe pavaresia e gjyqesorit mbeten sfidat kyce per vendin. Komisioni rikujton se eshte gati per te pergatitur opinionin, nese Keshilli pranon kandidaturen e Shqiperise.

Por, si strategjia e perpiluar nga Komisioni, ashtu dhe propozimi i kryetarit te Komitetit te jashtem Gabriele Albertini nuk e permendin situaten politike te krijuar ne vend pas zgjedhjeve te qershorit
 
“Nuk permendet fare qe opozita ka bojkotuar parlamentin. Ne amendament do te kerkoj qe t’i behet thirrje  opozites qe te mos rrije rrugeve, duhet t’u themi e te pozicionohemi qarte qe opozita duhet t’i kthehet parlamentit ne Shqiperi”, u shpreh eurodeputetja Doris Pack.

Ndersa eurodeputeti tjeter Kristian Vigenin u shpreh se “sigurisht ne mund t’u bejme apel, por duhet te marrim ne konsiderate faktin se nese ata jane jashte, mbase kane arsyet e tyre, ndoshta situata nuk eshte kaq e thjeshte, ndaj duhet ta permendim kete e te shohim me nga afer situaten atje”.

“Nuk mendoj se opozita e nje vendi qe deshiron antaresimin ne BE duhet te qendroje jashte parlamentit, por ne anen tjeter ne nuk duhet t’i mbyllim syte qe te mos shohim se ka vertet nje problem atje”, u shpreh Vigenin.

Ndersa per vendet e tjera te rajonit jane pergatitur projekt-rezoluta te vecanta, raportuesi i Parlamentit Europian per Shqiperine.Nicolaos Chountis nuk ishte i pranishem ne kete debat per arsye shendetesore.

Top Channel