Burg pa afat per Rezart Tacin

05/11/2009 13:05

Gjykata e Tiranes mori masen e sigurise ne mungese burg pa afat per biznemenit Rezart Taci, i cili akuzohet per sulm ndaj gazetarit Mero Baze.

Masa e sigurise per Tacin u dha e vecuar nga ajo per truprojat e tij.

Gjykata nderkohe vendosi burg pa afat edhe per truprojat Bledar Lilo dhe Irgen Selfo, te cilet bashke me Tacin akuzohen se kane qelluar gazetarin Baze.

Pas ngjarjes se te henes ne mbremje pati nje sere reagimesh si nga punonjes te medias, ashtu edhe te politikes dhe perfaqesive diplomatike ne vendin tone. 

Top Channel