Berisha: Prioritet, reforma ne shendetesi

05/11/2009 13:50

Gjate kater viteve te ardhshme qeveria Berisha do te kete prioritet shendetesine dhe reformimin e plote te saj.

Kreu i qeverise Sali Berisha ka pranuar se ne shendetesi mungojne shume sherbime ka disa sisteme te korruptuara dhe ka mungesa mjekesh te kualifikuar ne zonat e thella te vendit

“Kam besim qe niveli profesional i mjekeve do ta shnderroje ne perpjekje te madhe te perbashket reformen shendetesore, per sherbime me te shpejta dhe me te mira. Jane vete mjeket ata qe duhet te garantojne qytetaret per nxjerrjen e sistemit nga korrupsioni”, u shpreh Berisha.

Ne vitin 2010 te ardhurat dytesore do t’i lihen spitaleve dhe per personelin mjekesor do te kete shperblime suplementare. Reforma ne shendetesi do mbeshtet edhe financiarisht dhe kjo do te pasqyrohet edhe ne buxhetin e vitit 2010.

Kryeministri Berisha gjate inagurimit te godines se re e fakultetit te infermierise tha se Shqiperia ka me shume nevoje per mjek, ndaj do te punohet edhe per hapjen e universiteteve private per mjekesine.

Top Channel