Shkencat Natyrore: Studente pa limit ne part-time

04/11/2009 08:45

Maturantet qe nuk kane mundur dot te fitojne te drejten e studimit ne ndonje nga deget ku konkurruan, kane edhe nje mundesi te re.

Deri ne daten 8 nentor mund t’i mbajne shpresa te kuotat bosh, vende te cilat kane mbetur te paplotesuara si pasoje e mosregjistrimit, apo kalimit te fituesve nga nje dege ne degen tjeter.

Por per te gjithe ata qe jane shume larg me piket per te nisur studimet ne nje nga fakultetet ku ende mund te kete kuota te lira, jepet edhe nje shans i fundit. Behet fjale per te ndjekur studimet e larta ne sistemin me korrespondence, njohur ndryshe edhe si part-time.

Sipas Ministrise se Arsimit jane rreth 3 mije kuota per studimet me kohe te pjesshme, te shperndara ne universitetet kryesore ne vend. Nderkohe qe sipas Rektoratit te Universitetit te Tiranes, jane 1740 kuota te propozuara nga fakultetet e kryeqytetit.

Ndryshe nga te tjerat, Fakulteti i Shkencave te Natyres ka sqaruar se do te pranoje kuota pa limit, por nese kerkesat do te dalin nga parashikimet, atehere do te vendosen disa kritere perzgjedhese.
 “Fakulteti i Histori-Filologjise ka propozuar 600 kuota, Infermieria 480 kuota, Drejtesia 200 kuota, te Shkencat e Natyres kuotat jane pa limit, Fakulteti Ekonomik ka propozuar 260 kuota”, sqaroi zyrtarisht dje Rektorati i Universitetit te Tiranes.

Sipas UT-se, jane edhe 150 kuota per sistemin part-time, per sa i takon programit te dyte te studimit, te propozuara nga Fakulteti i Histori-Filologjise. Per sa u takon pagesave, Rektorati i Universitetit te Tiranes ka sqaruar se nuk do te kete ndryshime te medha. Propozimet lidhur me pagesat qe duhet te bejne studentet per part-time nuk do te ndryshojne nga sa kane qene edhe vjet.

Pagesat nisin nga 50 mije leke te reja deri ne 1500 mije leke. Kjo ne varesi te deges se zgjedhur. Sakaq, pritet qe propozimet e Ministrise se Arsimit te miratohen me vendim te Keshillit te Ministrave, per ta kaluar me pas relacionin ne universitete, qe te fillohet aplikimi dhe procedurat e metejshme.

Top Channel