Dhuna ndaj Bazes, gazetare e qytetare ne proteste

04/11/2009 14:55

Gazetare te njohur, analiste, drejtues te medias dhe qytetare kane protestuar para selise se kryeministrise  kunder dhunes  se ushtruar dy dite me pare ndaj analistit Mero Baze nga bisnesmeni Rezart Taci. (UPDATE)

”Perderisa nuk kapet agresori, atehere shteti eshte agresor ndaj gazetarit Mero Baze dhe jo vetem, por edhe ndaj gjithe kolegeve te tij”, u shpreh botuesi Ylli Rakipi.

Me teper se dhune ndaj nje personi Shoqatat e Gazetareve e cilesojne ate si censure mediatike  ushtruar nga kryeministri Berisha .

”Sot kemi vetem nje agresor, qe eshte kryeministri Berisha, i cili e ka treguar cdo gje me fakte”, u shpreh Filip Cakuli, drejtues i ”Fiks Fare” ne Top Channel.

Te pranishem ne kete proteste emra  nga me te njohur te gazetarise ne vend deklarojne se nuk do te lejojne askend te cenoje fjalen e lire por t’i japin asaj pushtetin qe meriton .

Protesta e shoqatave te gazetareve u mbeshtet edhe nga qyetare  te thjeshte te cilet ne fund te protestes leshuan kepuce drejt selise se kryeministrise, si simbol i peruljes se qeverise para kembeve te nje biznesmeni, si Rezart Taci.

Top Channel