Ne geton e Erzenit

03/11/2009 20:00

Vetem pak km larg kryeyqtetit, nje dite me shi, pervec zymtesise, te orfron edhe nje realitet mjaft te hidhur.

15 familje rome, kane krijuar ne breg te lumit Erzen, prane ures se Farkes nje geto te vogel ku femije burra e gra te gjithe aktivitetin e kane reduktuar ne perpjekje per te siguruar vetem buken.

“Detyrimisht u hodhem ketu ne zall per te mbledhur kanace dhe hekura per te mbajtur femijet me buke. Ne Tirane nuk ka vend per ne, na perzene por edhe ketu na bertasin“, thote nje rome. Te drejtat e tyre  perfliten neper konventa te ndryshme nderkombetare, por ne fakt ata nuk dine asgje mbi te drejtat e tyre.

Asnje nga femijet nuk ndjek shkollen por gjate  gjithe dites mbledhin kanace. “Thone qe ka shoqata po asnjehere nuk ka ndihmojne. Nga e keqja mbledhim kanace hekura e llamarina“, shton nje anetar I ketij komuniteti.

Edhe pse rome e jetojne ne kushte te tilla, ata kerkojne te ruajne disa tradita te tyret, duke  mos lejuar te futen ne kete kamping te improvizuar nga ata vete asnje  familje jashte fisit te tyre. Modeste dhe ne kushtet e jeteses, ata nuk kerkojne shume nga shteti por vetem disa metra katrore plastmas per te mbrojtur kasollet nga shiu.

Top Channel