Gazetaret, 10 mije euro per gjetjen e Tacit

03/11/2009 19:40

Shoqatat e gazetareve, ne nje reagim pas deklarates se Rezart Tacit, shprehen se ofrojne nje shperblim prej 10 mije eurosh per cilindo person qe jep informacion mbi vendodhjen e Rezart Tacit, i cili eshte shpallur nga policia si person ne kerkim.

“Shoqatat ndihmojne keshtu forcat e rendit qe ky kriminel te vihet sa me shpejt perpara drejtesise, ne nje kohe kur Rezart Taci shperndan permes zedhenesit te tij, deklarata false duke e mohuar paturpesisht dhunimin e gazetarit Mero Baze”, thuhet ne deklaraten e shoqatave te gazetareve shqiptare.

Me tej, ne te theksohet se “ndersa i shpalluri ne kerkim Rezart Taci dergon komunikata per median, prokuroria ende nuk ka marre ne pyetje as zedhenesin e tij, per te mesuar vendin se ku ndodhet biznesmeni i akuzuar”.

Shoqatat e gazetareve u bejne thirrje gjithashtu te gjithe qytetareve te angazhuar te dalin ne nje proteste paqesore te merkuren ne ora 12:00, perpara godines se kryeministrise.

“Duke qene se ujdite midis familjes ne pushtet dhe biznesmenit qe goditi gazetarine jane te ditura publikisht, ne e konsiderojme kryeministrin Berisha si njeriun pergjegjes per klimen e mbrapshte te frikes qe po krijohet ndaj mediave dhe shoqerise duke nxitur ne heshtje dhunen ndaj gazetareve”, thuhet ne deklarate.

“Kjo klime, mbyllje goje, frike dhune dhe censure mediatike, jane shenjat e pagabueshme te nje totalitarizmi te llojit mafioz. Ky skandal i perseritur i armikut te vjeter te fjales se lire, zjarrvenesit te gazetave, Sali Berisha kerkon reagimin energjik te te gjithe qytetareve. Ky eshte sistemi ku mediat dhe njerezit e saj ose blihen ose rrihen, ky eshte sistemi qe kerkon t’i mbaje shqiptaret ne verberi dhe te shurdhuar. Ajo qe po perjetojme eshte Shqiperia qe po ndryshon per keq nen zgjedhjen e familjes se Sali Berishes”, perfundon deklarata e shoqatave te gazetareve te Shqiperise.

Nepermjet nje deklarate edhe stafi i televizionit “Vizion plus”, denoi me indinjate aktin kriminal te Rezart Tacit, qe sulmoi mbreme se bashku me shoqeruesit e tij, gazetarin Mero Baze.

“Vizion plus” kerkon ne menyre te qarte nga autoritetet shteterore, arrestimin e Rezart Tacit, venien e tij perpara pergjegjesise ligjore, per agresionin kriminal, ndaj gazetarit Mero Baze.

Top Channel