Baze: Sistem terrori kunder te vertetes

03/11/2009 18:25

Gazetari Mero Baze ka denoncuar “regjimin mediatik” qe ndodhet ne Shqiperi, pas dhunes se ushtruar ndaj tij mbremjen e djeshme.

Duke folur ne “Zerin e Amerikes”, Baze theksoi se ne vend eshte “krijuar nje sistem terrori per ata qe duan te thone te verteten”.

“Shqiperia eshte kthyer ne nje vend te traumatizuar nga lidhjet e politikes me krimin. Eshte krijuar nje regjim mediatik. Ne krahasim me komunizimin ka nje liri per te pare spektakle roze, por nuk ka asnje liri per te prekur regjimin”, theksoi Baze.

“Ky eshte i vetmi regjim qe ka krijuar modelin e mosdenueshmerise se fajtoreve ne pushtet. Jemi i vetmi vend qe nuk ka ndeshkuar ministrat qe akuzohen per krime te renda, duke perfshire ketu edhe vrasjen e te civileve ne Gerdec. Eshte krijuar nje sistem terrori per ata qe duan te thone te verteten. Kemi te bejme me nje regjim ku krimi eshte i lidhur me politiken”, eshte shprehur gazetari.

Top Channel