Virusi i gripit te derrit, ndertohet laboratori

02/11/2009 16:50

Per pak dite analizat e virusit A H1N1 do te kryhen ne Shqiperi e nuk do te dergohen me ne laboratoret e Rumanise, pergjigjet e te cilave kthehesin pasi pacienti ishte sheruar.

Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili deklaron situata e gripit te derrit ne Shqiperi eshte nen kontroll, pavaresisht alarmit te dhene ne vendet fqinje .

“Brenda pak ditesh do te kemi laboratorin tone dhe brenda muajit dhjetor do te nisim vaksinimin e grupeve te rriskut”, tha Vasili.

Vaksina e kunder virusit AH1N1 do te nise me grupet e riskut te cilat jane percaktuar si te semuret kronike, grate shtatzena ,te moshuarit dhe femijet. Vaksinat e porositura pritet te mberrijne ne fund te ketij muaji.

Top Channel