Tragjedia ne Itali, zi ne familjen Ndoi

02/11/2009 19:50

Ne familjen Ndoi, ne lagjen SMT te Lezhes, ka rene zia per tre jetet e humbura, dy vajzat dhe mbesen ne tragjedine ne Pavia te Italise.

Vrasja ka tronditur jo vetem familjen, por edhe te afermit e tyre. Babai i Rina Melyshit dhe Ornela Ndoit, Ndue Ndoi thote se nuk arrin te kuptoje psete e kesaj ngjarjeje, pasi nuk kane pasur konflikte.

“Bashkeshortja ime ka qene atje, ambasada italiane i dha vize te shkonte atje. Ne momentin e vrasjes ajo nuk ndodhej, ka qene atje 10 minuta me vone. Ajo nuk ka pasur asnje gje me vrasesin. Ai ka qene nje kriminel”, thote Ndue Ndoi.

Ai mes kesaj dhimbjeje kerkon nga instancat perkatese ndihme per sjelljen sa me shpejt ne Shqiperi te trupave te vajzave dhe mbeses se tij.

Rina Melyshi, motra e saj Ornela Ndoi dhe vajza tre vjecare u vrane tragjikisht nga kunati i Rina Melyshit ne familjen e tyre ne Itali. Ne gjendje kritike per jeten eshte edhe Anton Melyshi, bashkeshorti i Rines dhe babai i tre vjecares.

Top Channel