Berisha: Buxheti 2010, i guximshem

02/11/2009 17:30

Kryeministri Sali Berisha paraqiti para deputeteve demokrate projektbuxhetin e vitit te ardhshem, i cili bazohet mbi parashikimin e rritjes se te ardhurave 12 perqind.

Nje projekt i guximshem sic thote kryeministri Berisha, ne nje kohe kur ekonomia boterore nuk ka dale nga kriza, por qe ka per qellim investimet ne infrastrukture, rritjen e pagave dhe pensioneve, uljen e varferise dhe reformen ne shendetesi.

Tek kjo e fundit kreu i qeverise perfitoi nga rasti te permende mbajtjen e disa premtimeve jo vetem te demokrateve.

“Mamografia, paptesti , por per t’i bere qejfin edhe liderit te opozites edhe ekografia e nenave shtatzane te jete e falas”, tha Berisha.

Megjithese kjo fjali tingelloi me tone paqesore, fjalite pasardhese, ku u permend mazhoranca e re ne PD-LSI ne keshillat bashkiake nuk ishin apak te tilla.

Zoti Berisha kujtoi se miratimi i buxheteve lokale, behet nga keshillat bashkiake, prandaj kishte nje thirrje te dyfishte si per keshilltaret e mazhorances edhe per kryetaret ne minorance, nje prej te cileve eshte edhe bashkia e Tiranes.

“Thirrja ime per mazhorancat e reja te krijuara te mos mendojne se mund te perdorin mazhorancen per bllokimin e pushtett vendor. Ta perdorin mazhorancen per nje shkalle shume te larte pergjegjesie ndaj qytetareve per te permbushur sa me mire kerkesat e tyre, por nga ana tjeter thirrja ime e kryetareve te bashkive dhe komunave qe kane rene ne minorance eshte e kutojne se buxheti duhet te vendoset ne baze dialogu dhe kompromisi me mazhorancen vendore”, u shpreh Berisha.

Top Channel