Zjarri ne Shengjin, hetime per ngjarjen

31/10/2009 11:50

Nje zjarr i fuqishem ka djegur gjate nates nje kompleks hotelesh ne Shengjin. Zjarri ka rene ne kompleksin ‘Inxheritor’ dhe ‘Curri’, duke rrenuar plotesisht nje prej hoteleve dhe shkaktoi deme te medha materiale tek hoteli i dyte. (UPDATE)

Zjarri ra rreth ores 21:30 minuta te mbremjes se te premtes dhe per shuarjen e tij u angazhuan zjarrfikese nga Lezha, Shkodra e Tirana, qe punuan gjate gjithe nates deri ne agim per shuarjen e flakeve.

Zjarri ishte aq i fuqishem dhe u ndihmua nga shperthimi i 2 bombolave me nga 1 mije litra gaz qe ndodheshin ne nje nga kullat e djegura.

Sipas pronareve demi ka qene rreth 2 milione dollare.

Dyshimet e para jane per zjarr aksidental, per shkak te nje shkendije elektrike. Vete pronaret pohojne se ka patur probleme me energjine elektrike dhe ne mbremje rryma ka ardhur me luhatje.

Policia po tregohet e kujdesshme ne dhenien e konkluzioneve dhe ne hetime nuk perjashton edhe rastin e zjarrvenies se qellimshme.

Top Channel