Tragjedia ne Itali, ndalohet xhaxhai i femijes

31/10/2009 18:40

Policia italiane ka ndaluar xhaxhain e foshnjes shqiptare te vrare ne qytezen e Pavias se bashku me te emen dhe hallen e saj.

Sipas informacioneve te fundit, autor i krimit duket se eshte shtetasi Alfred Melyshi, i cili ka vrare me thike kunaten e tij Rina Melyshi, kunaten e kesaj te fundit Ornela Ndoji dhe mbesen 4 vjece, emri i te ciles nuk behet i ditur.

Babai i femijes, shtetasi Anton Melyshi, mbi te cilin rane dyshimet e para, nuk ndodhej ne shtepi ne momentin e krimit te rende.

Policia italiane e ka klasifikuar ngjarjen si nje tragjedie familjare, ndryshe nga sa ishte dyshuar me pare per nje larje hesapesh mes dy familjesh shqiptare.

Top Channel