Fier, pranga te superkerkuarve per dosjet e vjetra

31/10/2009 08:45

Nga 200 persona te shpallur ne kerkim nga policia e Qarkut te Fierit, jane kapur 98 prej tyre. Pjesa me e madhe jane autore vrasjesh dhe kerkoheshin prej me shume se 10 vjetesh.

Vetem brenda ketij viti, 41 te superkerkuar per vrasje dhe per krime te tjera te renda u eshte gjetur vendndodhja dhe jane prangosur.

Burimet zyrtare te Drejtorise se Policise ne Qarkun e Fierit tregojne per gazeten “Shqip” se ka qene sektori me i ri i kesaj drejtorie, ai i Kerkimit dhe Operacioneve Speciale qe ka mundesuar gjetjen dhe prangosjen e super te kerkuarve.

Por, per momentin, vetem nje pjese jane ekstraduar, ndersa nje pjese eshte ne procedure e siper.

Nga 41 te kerkuarit e arrestuar, 19 kane qene te denuar me shume se nje here per vrasje.

Mes te ekstraduarve ka dhe te denuar me burgim te perjetshem, siç eshte rasti i Alban Tushes, apo dhe te denuar me me shume se 25 vjet burg, siç jane rastet e Apostol Sotirit, Gjolek Misirajt, Hamit Musait, Sherif Muratit, Gramoz Yzeirit etj.

“Shume prej te ekstraduarve si dhe atyre qe u eshte gjetur vendndodhja e qe jane arrestuar jane nen hetim edhe per vepra te tjera penale, si vrasje, plagosje te renda etj. Permendin ketu rastin e Gramoz Yzeirit qe eshte nen hetim per 5 ngjarje te tjera te renda. Por edhe te arrestuar te tjere jane nen hetim per ngjarje te pazbardhura”, tregojne per “Shqip” drejtues te larte te policise se qarkut.

Ngjarjet e adresuara 41 te ekstraduarve dhe te arrestuarve neper bote kane ndodhur para vitit 2000 dhe shumica e tyre ne periudhen 1997-1998.

Konfirmohet se te gjithe kane qene pjesetare ne banda kriminale qe operonin ne tre rrethet e Qarkut te Fierit, nderkohe qe eshte ekstraduar edhe anetari i bandes se Lushnjes, Fatmir Daja.

Top Channel