Pezullohet puna ne Bulqize, protestojne minatoret

30/10/2009 16:20

Nderpritet puna ne minieren e Ferrokromit ne Bulqize. Nje grup minatoresh nga kjo  miniere e Bulqizes  kane protestur para Ministrise se Ekonomise pas vendimit per prishjen e marreveshjes koncesionare me kompanine ACR si nje koncesion i deshtuar.

Nje perfaqesi e tyre eshte takuar edhe me sekretarin e pergjithshem ne Ministrine e Ekonomise, Durim Kraja.

Pavaresisht takimit me zyrtaret e Ministrise, minatoret paralajmerojne protesta nese nuk do t’u realizohen kerkesat e tyre.

Top Channel