Kucove, humb jeten ne pune 19 vjecari

30/10/2009 18:25

Nje 19 vjecar ka humbur jeten sot ne Kucove, si pasoje e nje incidenti te ndodhur ne vendin e punes.

Lajmin e bejne te ditur autoritetet lokale, sipas te cilave i riu ra teksa punonte ne nje objekt qe ishte ne ndertim.

Sipas burimeve, shtetasi Xhevit Braushi ra nga nje lartesi prej 13 metrash dhe gjeti vdekjen e menjehershme.

Burimet saktesojne me tej se, nga hetimet paraprake policore ka rezultuar se shkak i vdekjes ka qene mungesa e sigurise ne pune.

Top Channel