Krimi ne Vlore, burg pa afat vrasesit

30/10/2009 12:10

Gjykata e Shkalles se Pare ne Vlore dha sot masen e arrestit burg pa afat per shtetasin Shezai Zhabaj 45 vjec nga fshati Velc i Vlores.

Ai ekzekutoi pak dite me pare shtetasen Stoli Shanaj, ne nje bar restorant rrethanat e ngjarjes u bene te ditura nga prokurori gjate seances gjyqesore.

“Shtetasi Zhabaj ka dyshuar dhe ka menduar te kryeje vepren penale per shkak te ketij motivi te dobet, se mbesat shfrytezoheshin per prostitucion”, tha prokurori, Skender Dauti.

Autori i ngjarjes gjate procesit nuk ka shfaqur asnje shenje pendese, ai ka shpjeguar edhe arsyen se perse ekzekutoi banakieren.

“Nuk e duroja dot me ate turp. Me kete akt nuk m’u kthye nderi ne vend, po te pakten nuk do te kete me vajza te tjera qe te shfrytezohen”, tha Zhabaj.

Gjykatesi pasi degjoi te gjitha palet dha edhe masen e arrestit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA