Berisha takon Merkel

30/10/2009 15:45

Vetem pak dite pas kundershtimit te ashper te Gjermanise per diskutimin e ceshtjes se statusit te vendit kandidat te Shqiperise ne BE, kryeministri Berisha pati rastin te takohet ne Bruksel ne takimin e Partive Popullore Europiane me kancelaren gjermane Angela Merkel.

“E rendesishme eshte qe te kancelarja gjeta gadishmerine e madhe per te ndikuar qe kjo ceshtje te marre pergjigje me shpejtesine me te madhe, te mundshme. Nese kjo behet para festave te nentorit, apo ne dhjetor para festave te fundvitit kjo nuk ka shume rendesi, sepse behet fjale per lajme te gezuara dhe shqiptaret i presin me deshire”, tha Berisha.

I pyetur nese kancelarja gjermane i ka shpjeguar pse pranimi i aplikimit te Shqiperise konsiderohet si nje ceshtje politike, Berisha permendi deklaraten e ministrit hollandez, dhene pak dite me pare per Top Channel.

“Mendoj se ministri i Jashtem i Hollandes ne menyren se si e shpjegoi e tha shume qarte qe duhej raport-progresi i zgjedhjeve, ne rast se behej fjale per nje problem politik”, tha Berisha.

Sipas tij, nese behet fjale per marredheniet e parlamentit gjerman me qeverine e ketij vendi, atehere ky eshte nje problem kushtetues ligjor.

Top Channel