Tadic: Vendimi i GJND, ne favor te Serbise
29/10/2009 14:40
Presidenti serb Boris Tadic ka shprehur bindjen e tij se vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per pavaresine e Kosoves do te jete ne favor te Serbise.
“Pas ketij vendimi, Serbia do te jete e gatshme te bisedoje me Prishtinen per te ardhmen e Kosoves”, ka deklaruar Tadic ne nje interviste per nje te perditshme gjermane.
Presidenti serb ka refuzuar t’i pergjigjet pyetjes nese Beogradi ka nje plan B, nese GJND jep nje pergjigje negative, duke u shprehur se, “nuk eshte momenti te mendojme per gjera te tilla”.
Top Channel