Taci: nuk kam borxhe

29/10/2009 19:35

Rezart Taci, president i kompanise ARMO ka reaguar pas deklaratave te opozites mbi ngjarjet e fundit dhe situaten e krijuar tek kompania e vetme e prodhimit te naftes ne vend.

“Ne pergjigje te deklaratave te kryetarit te opozites, me lejoni te informoj publikun se ARMO nuk ka asnje detyrim te prapambetur dhe korrent ndaj organeve tatimore dhe doganore. Punonjesit e kompanise qe prej privatizimit marrin pagen e rritur prej 30 % cdo muaj dhe pervec pages dhe bonuse per arritjet shume pozitive te kompanise ne shume pak kohe”, deklaron Taci.

ARMO mbetet ne konflikt me shtetin, pasi pak dite me pare tatimet bllokuan kompanine, duke akuzuar se nuk ishte pajisur me autorizimin si tatimpagues akcize.

Top Channel