Pronaret: Do shkojme ne Strasburg

29/10/2009 19:45

Shoqata “Pronesi me drejtesi” shikon Gjykaten e Strasburgut si te vetmin institucion qe do t’i jape zgjidhje konfliktit te prones ne Shqiperi.

Ne reagim te vendimeve me te fundit te qeverise por edhe qendrimeve qe ka mbajtur ne teresi gjate viteve politika me ceshtjen e prones, sekretari i shoqates,  Agim Toro ju referua ceshtjes me te fundit te fituar nga familja Vrioni ne Gjykaten e Strasburgut, vetem 1 muaj me pare. Sipas tij, fatura qe shteti shqiptar do te detyrohet t’i paguaje ish pronareve pasi te kete humbur gjyqet ne Strasburg, do te kape shifra marramendese.

“Ne Strasburg jane 219 dosje qe jane pranuar per t’u gjykuar dhe te gjitha per ceshtje pronesie. Te mos harrojme se ka 60 mije dosje per t’u kompensuar dhe te gjithe ish pronaret mund t’i drejtohen Strasburgut, cka do te rezultoje nje katastrofe financiare per vendin”, thekson Toro.

Kryetari i Levizjes per Zhvillim Kombetar, Dashamir Shehi i cilesoi ndryshimet me te fundit ne ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave si pjese te abuzivizmit qe shoqeron kete ceshtje qe pas renies se komunizmit.

“Kjo eshte ceshtje e te gjithe qytetareve te Shqiperise. Kush mendon per ekonomine e tregut te bazuar mbi gjerat legale duhet te reagoje”, pohon Shehi. Sipas tij, gabimi me i madh i pronareve ishte se i besuan premtimeve te kryeministrit Berisha per kthimin e pronave dhe nuk ishin ne gjendje te unifikonin qendrimet per te nxjerre perfaqesues te tyre reale ne Kuvendin e Shqiperise.

Top Channel