Meta takon numrin 2 te qeverise kineze

29/10/2009 19:55

Me rastin e 60 vjetorit te vendosjes se marredhenieve diplomatike mes Kines dhe Shqiperise, zv/kryeministri kinez eshte takuar me homologun e tij Ilir Meta.

Ne thelb te bisedimeve dypaleshe ka qene rritja e bashkepunimit ne fushen ekonomike dhe tregtare por edhe koordinimi i qendrimeve per ceshtje te rendesishme nderkombetare. Nderkohe zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem Ilir Meta ka rikonfirmuar qendrimin e Tiranes zyrtare per te mos njohur problemin e Tajvanit.

“Diskutuam per te gjitha fushat, ne ate te ekonomise, politikes e akademike. Zv/kryeministri me siguroi per vullnetin e kompanive kineze per te investuar ne vendin tone”, tha Meta. Nderkohe zyrtari i Pekinit shtoi: “Kam patur bisedime shume te mira me zotin Meta dhe kemi shkembyer mendimet per marrdheniet dypaleshe. Vecanerisht lidhur me forcimin e bashkepunimit ne fushen ekonomike tregtare dhe fusha te tjera. Jemi te mendimit te shfrytezojme kete rast per te thelluar per te forcuar lidhjet ne Shqiperi. Kjo eshte ne interes te dy popujve tane. Do forcojme marredheniet politike dhe ekonomike tregtare, arsimore, kulturore dhe ne sektorin e turizmin. Do forcojme edhe koordinimin per ceshtjet nderkombetare”, tha zv/kryeministri kinez.

Vec diskutimeve palet kane firmosur edhe disa marreveshje me karakter ekonomik. Me kete rast ministri Meta i ka dhuruar homologut te tij kinez edhe nje seri te vecante pullash postare, ne qender te se cilave qendron miqesia shqiptaro-kineze. Nderkohe zv/kryeministri kinez ka kembyer dhuraten me nje album fotografish qe simbolizojne
kete lidhje mes dy popujve.

Top Channel