Basha prezantoi drejtorin e ri te Policise

29/10/2009 11:40

Ministri i Brendshem, Lulzim Basha prezantoi zyrtarisht drejtorin e ri te Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, i cili zevendesoi ne kete post Ahmet Prencin.

Basha vleresoi kontributin e ish-drejtorit Prenci, ndersa deklaroi fuqimisht se policia do te veproje e paanshme ndaj krimit.

Nje dite me pare, Keshilli i Ministrave vendosi largimin nga detyra te drejtorit te Pergjithshem, Prenci, i cili sipas burimeve zyrtare kishte paraqitur doreheqjen per arsye shendetesore.

Mesohet se Prenci eshte bere anetar i kabinetit te ministrit te Brendshem, Lulezim Basha ne postin e keshilltarit.

Burgaj ka qene komandat i postes se policise ne qytetin Studenti, me pas drejtor i policise ne Gjirokaster dhe ne Kukes. Ne 29 korrik te vitit 2008 ai eshte emeruar zevendesdrejtor i pergjithshem per sherbimet mbeshtetese ne Policine e Shtetit duke zevendesuar Arben Docin.

Top Channel