Aksident rrugor ne Fier, tre te lenduar

29/10/2009 14:55

Nje aksident ka ndodhur ne aksin Lushnje-Fier ne fshatin Rrapez.

Nje kamion me targa te Fierit i drejtuar nga shtetasi Astrit Jarua ka goditur dhe terhequr zvarre disa metra nje furgon pasagjeresh te linjes Tirane- Vlore me targa te Tiranes dhe me 8 persona ne bord.

Per pasoje kane marre plage te konsiderueshme tre pasagjere te furgonit te cilet ndodhen ne spitalin e Lushnjes jashte rrezikut per jeten.

Sipas policise dhe deshmitareve shkak ka qene zenka e dy drejtuesve te dy mjeteve te cilet debatonin mes tyre gjate levizjes per nje parakalim te gabuar. Te dyja mjetet ndaluan menjehere dhe per pasoje edhe drejtuesi i furgonit frenoi por ka qene e pamundur per drejtuesin e kamionit te ndalonte ne kohe duke mos e shmangur dot aksidentin.

Pas aksidentit dy mjetet qe e provokuan ate u larguan nga vendi i ngjarjes dhe drejtuesit e tyre po kerkohen nga policia ne baze te te dhenave te deshmitareve.

Top Channel