Toka ne bregdet, PS: Perfitojne familja dhe ministrat

28/10/2009 15:45

Partia Socialiste iu rikthye deklaratave te saj kritike lidhur me draftin ligjor per rregullimin e pronesise mbi truallin shteteror ne zonat turistike.

Dyshimet e nje dite me pare se nga ky ligj perfitojne zyrtare te larte te qeverise dhe familjare te tyre, deputeti socialist Taulant Balla i perforcoi me emra konkrete.

“Nga ligji perfitojne vajza dhe kunata e saj, ministri i Brendshem, ministri i Financave, ministri i Bujqesise, ministra te tjere, zevendesministra dhe zyrtare te oborrit”, tha Balla.

Deputeti socialist tha se ky ligj nuk synon te zgjidhe ceshtjen e pronesise se tokave te zaptuara ne bregdet, por te hipotekoje vilat e familjes se kryeministrit dhe te ministrave.

Top Channel