Qytetaret do te rimarrin bonot

28/10/2009 16:25

Qeveria ka derguar ne kuvend nje ligj, i cili u jep te drejten qytetareve qe kane depozituar bono privatizimi ne fondet e investimeve t’i marrin ato serish mbrapsht.

“Ekzekutivi ka mbajtur nje qendrim dhe i jep fund ankthit te mijera depozituesve dhe vendos drejtesine qe do t’i detyroje ata qe kane marre bonot t’ua shperndajne zoteruesve te tyre”, tha Florion Mima, anetar i Komisionit te Ekonomise.

Ne Shqiperi kane ekzistuar tre fonde investimesh, qe kane grumbulluar letra me vlere, ku me i njohuri mbetet ai Anglo-Adriatik, ne te cilin kane depozituar bono privatizimi rreth 47 mije familje shqiptare per nje vlere prej rreth 10 miliarde leke.

Ekspertet e qeverise thone se bonot ndodhen te depozituara ne nje banke private ne Tirane dhe se sapo ligji te hyje ne fuqi, per nje periudhe qe pritet te zgjase rreth 3 muaj, qytetaret do te kene te drejten te rimarrin mbrapsht bonot e tyre.

Tregu i bonove te privatizimit eshte rigjalleruar serish me miratimin se fundmi te disa ligjeve nga qeveria, qe lejon perdorimin e tyre ne legalizimin e truallit. Aktualisht cmimi i bonove ne treg ka arritur deri ne 20 per qind te vleres se emetuar.

Top Channel