Motrat Keshi dergohen ne spitalin e Shkodres

28/10/2009 10:55

Dy motrat qe jetonin prej 22 vjetesh te lidhura me zinxhire mengjesin e se merkures jane nisur nga spitali i Peshkopise ne drejtim te spitalit te Shkodres, ne repartin e semundjeve mendore.

Dy motrat 47 dhe 38 vjec vuajne prej vitesh dhe semundja e tyre ishte e njohur per mjekun e zones ku ato jetonin ne Maqellare.

Babai i tyre, 70-vjecar eshte i vetmi person qe kujdesej per vajzat. Ne pamundesi per te kontrolluar levizjet e tyre, ai i ka lidhur prej 22 vjetesh dhe vetem publikimi ne media detyroi organet shteterore qe te veprojne per t’i cliruar nga kjo menyre jetese.

Mbremjen e djeshme dy motrat, Thellenxa dhe Fidania jane mbajtur ne spitalin e qytetit te Peshkopise ku jane egzaminuar nga mjeket psikiater.

Top Channel