Largohet nga detyra Ahmet Prenci

28/10/2009 15:10

Keshilli i Ministrave vendosi largimin nga detyra te Drejtorit te Pergjithshem te Policise, Ahmet Prenci.(UPDATE)

Burime zyrtare bejne te ditur se dy jave me pare Prenci kishte paraqitur doreheqjen per arsye shendetesore.

Doreheqja e Prencit eshte pranuar dhe ne mbledhjen e saj qeveria vendosi ta largoje. Pas vendimit mesohet se Prenci eshte bere anetar i kabinetit te ministrit te Brendshem, Lulezim Basha ne postin e keshilltarit.

Bashke me vendimin e largimit Keshilli i Ministrave ka bere edhe emerimin ne detyre te drejtorit te ri, ai eshte Hysni Burgaj, i cili deri me sot mbante postin e zevendesdrejtorit te pergjithshem te policise, pergjegjes per sherbimet mbeshtetese.

Burgaj ka qene komandant i postes se policise ne qytetin Studenti, me pas drejtor i policise ne Gjirokaster dhe ne Kukes.

Ne 29 korrik te vitit 2008 ai eshte emeruar zevendesdrejtor i Pergjithshem per sherbimet mbeshtetese ne Policine e Shtetit duke zevendesuar Arben Docin.

Hysni Burgaj eshte tani drejtuesi me i larte i Policise se Shtetit.

Ne muajt e fundit Ahmet Prenci, ish- drejtori i Pergjithshem i policse tashme eshte perballur me disa ceshtje te rendesishme sic ishte vrasja e 4 policeve gjate arrestimit te Dritan Dajtit ne fillim te gushtit, deri tek perplasja e policise dhe zyrtareve te tatimeve ne rafinerine e Ballshit pak dite me pare.

Top Channel