A/H1N1, Meksike, 47 viktima ne nje jave
28/10/2009 13:05
Rritet fuqia goditese e virusit A/H1N1 ne vendin ku u shenua rasti i pare.
Sipas te dhenave zyrtare, vetem gjate javes se fundit kane humbur jeten 47 persona, nje shifer kjo mjaft e larte ne krahasim me vdekjet e muajve te shkuar. Ky numer i con ne 318 vdekjet e ndodhura ne Meksike qe prej perhapjes se virusit gjate pranveres.
Rastet e njerezve te prekur jane 50.234, shume prej te cileve ne gjendje te rende shendetesore. Lajmin e ben te ditur Ministria e Shendetesise.
A/H1N1 u shfaq per here te pare ne muajin prill ne nje ferme ne Meksike. Deri tani ne bote numerohen 4.108 viktima nga virusi qe eshte nje kombinim mes gripit te zakonshem te njeriut dhe atij te derrave.
Top Channel