Tirane, Keshilli Bashkiak diskuton planin rregullues

27/10/2009 00:25

Debate te ashpra jane ndezur gjate prezantimit te planit te ri rregullues te Tiranes  ne Keshillin Bashkiak, prezantim i te cilit kishte deshtuar ne mbledhjen e meparshme.

Ndonese ishte kerkuar qe prezantimi te behej nga kryetari i Bashkise Rama, keshilltaret i ka informuar mbi planin administratori i pergjithshem Dritan Agolli.

“Do te sigurojme hapesira per sherbim dhe punesim ne menyre qe Tirana te kete mundesi t’i akomodoje  keta banore te rinj, do te zhvillojme hapesirat e gjelbra dhe hapesirat publike, nxitja e transportit publik dhe e rritja e parkingjeve publike, permiresimi i rrjetit rrugor, vecanerisht atij kembesor, shtim ne marredheniet me komunat fqinje dhe pushtetin qendror si dhe nxitja e planifikimit pjesemarres te qytetareve”, u shpreh Administratori i Pergjithshem i Bashkise, Dritan Agolli.

Sipas Agollit ky plan synon menaxhimin e territorit pertej vijes se verdhe, 43 km katror ne nje territor prej 60 km katror. Sipas ketij plani deri ne vitin 2020 Tirana pritet te shtohet me 400 mije banore. Nepermjet ketij plani nxitet punesimi ku pritet te hapen 200 mije vende te reja pune ku 66 % e tyre te punesohen ne sektorin privat dhe 34 % ne sektorin publik.

Persa i perket transportit parashikohet qe numri i automjeteve te rritet 9 here deri ne vitin 2020, por ai parashikohet te orientohet drejt transportit publik. Sipas ketij plani automjetet private do te lejohen deri ne afersi te Unazes se Madhe, ne brendesi te perdoret transporti publik dhe qendra t’u lihet kembesoreve.

Te shumta kane qene pyetjet  e keshilltareve te Partise Demokratike.

 “Si do te zgjidhet ceshtja e furnizimnit me uje, kur nevoja per vitin 2020 parashikohet te jete sa 2 fishi iburimeve aktuale qe kemi? Si do te zgjidhet ceshtja e impiantit te grumbullimit dhe perpunimit te mbetjeve te ngurta? Nderkohe qe me shqeteson fatura e kanalizimeve dhe ujerave te zeza, qe arrin 250 milion euro ne total, eshte nje shume e madhe te cilen ne, me miratimin e ketji plani e miratojme”, deklaroi keshilltari i Partise Demokratike, Besnik Aliaj.

Pyetjeve te keshilltarve i eshte pergjigjur Agolli nderkohe qe  te gjitha sugjerimet dhe komentet  do t’i bashkangjiten relacionit perfundimtar qe do te kaloje per t’u miratuar ne KRTRSH.

Top Channel