Harmonia fetare, Rama e Meta shtrengojne ftohte duart

27/10/2009 15:20

Harmoni fetare, por jo politike, bashkejetese fetare, por jo politike, tolerance fetare por jo politike. (UPDATE)

Kete mesazh percollen jo me fjale, por me gjeste disa nga politikanet kryesore te vendit, te cilet i kishte ulur ne nje tryeze ish-ministri i Jashtem Besnik Mustafaj, per t’iu pergjigjur sfidave dhe zgjidhjeve ne konferencen nderfetare ne rajonin e Mesdheut.

Ilir Meta dhe Edi Rama, te ulur larg nga njeri-tjetri, kishin vetem nje shtrengim te ftohte duarsh dhe asnje komunikim mes tyre. Perjashtim beri presidenti Bamir Topi, i cili u duk se kishte nje komunikim te mire si me kreun e opozites, Edi Rama, edhe me numrin dy te qeverise, Ilir Meta.

Dhe ne kete kohe te trazuar, kur mungon konsensusi politik ne vend, ajo qe u mbetet te gjtha paleve per t’u krenuar eshte harmonia mes tre besimeve fetare ne Shqiperi.

“Sugjeroj modelin shqiptar. Te shohin nga Shqiperia te gjithe ata qe pesha e se kaluares i ben te jene refraktare”, u shpreh Topi.

Po ashtu si Meta ashtu edhe Rama vleresuan dialogun e harmonine fetare ne Shqiperi.

Pas fjalimeve per modelin e shkelqyer te bashkejeteses fetare ne Shqiperi, te gjithe jane te rezervuar te thone perse nuk funksionin keshtu ne vend edhe klasa politike, e cila shquhet, vecanerisht se fundmi per mungesen e theksuar te dialogut politik.

Aq shume eshte thelluar kjo mangesi sa edhe presidenti Topi duket i ezauruar ne gjetjen e nje rrugezgjidhjeje.

“Per kete duhet te pyesni aktore te politikes. Nuk mund te jem supervisor per gjithcka”, tha Topi.

Top Channel