Dy vajza kunder bandes se Lul Berishes

27/10/2009 19:30

Mes 194 deshmitareve qe do te thirren ne Gjykaten e Krimeve te Renda per procesin ndaj Lulezim Berishes dhe 15 ish anetareve te bandes se tij kriminale, do te jene edhe dy vajza te reja, te njohura si te dashurat e dy anetareve kryesore te bandes, te cilat jane marre ne mbrojtje nga shteti dhe kane fituar statusin e bashkepuntoreve te drejtesise.

Njera prej tyre e moshes 27 vjec, ka qene prane bandes se Durresit qe ne moshen 17 vjec. Ajo ka dhene ne deshmine e saj rrethana te reja si dhe ka hedhur drite mbi disa vrasje per te cilen akuzohen nga prokuroria 16 personat qe u atribuohen nje sere krimesh.

Vajza, sipas burimeve te hetimit, nente vjet me pare eshte mbajtur peng rreth 18 muaj nga i akuzuari Indrit Taullai, mik i Lulezim Berishes per te mos deshmuar ne gjykate ne adrese te Klodian Saliut, qe ishte arrestuar per dy vrasje. Ky i fundit u vra kater vjet me vone pas percarjes se bandes, ndersa gjate njerit prej proceseve gjyqeosre, i penduari Adriatik Coli akuzoi per kete ekzekutim Lulezim Berishen dhe grupin e tij.

Deshmia e vajzes pritet te hedhe drite mbi krimet e bandes para se ajo te percahej. Nderkohe ne statusin e bashkepuntores se drejtesise dhe ne ruajtje nga departamenti i mbrojtjes se deshmitareve ne Policine e Shtetit, eshte motra e 27 vjecares.

Te dyja vajzat perbejne per prokurorine nje nder armet me te forta per te provuar krimet e te akuzuarve kryesore e qe pasi te flasin perpara Gjykates se Krimeve te Renda atyre do t’u ndryshohet identiteti dhe do te dergohen se bashku me familjen e tyre jashte Shqiperise.

Top Channel