Cifti takohet pas 50 vitesh me nje e-mail

27/10/2009 14:55

Dashuria triumfon. Diane e Rodney, 50 vjet pas takimit te tyre te fundit jane rigjetur, jane puthur me pasion dhe me pas jane martuar.

Ishin ndare prej kohes se shkolles per shkak te nje genjeshtre te nenes se saj. Nje aksident u ndodhi asokohe dhe dy perfunduan ne spital me fraktura.

Nena e Dianes, i tha Rodney se e bija nuk donte me ta shihte duke e genjyer dhe duke prishur dashurine e te rinjve….keshtu kaloi nje jete e tere, dy martesa te deshtuara per Diane, nje lidhje 45-vjecare per Rodney qe perfundoi me vdekjen e gruas se tij.

Te dashuruar serish, ne moshen 70-vjecare u rigjeten me ane te nje e-maili.

Rodney mesa duket nuk kishte pushuar kurre se menduari per Dianen dhe sot ata jane serish bashke, lumturisht te martuar.

Top Channel