Babai prej 22 vjetesh mban vajzat me zinxhire

27/10/2009 09:20

Djali i lidhur me zinxhire ne Levan te Fierit nuk eshte i vetmi.

Dy motra ne Maqellare te Dibres ndodhen te lidhura me zinxhire prej 22 vjetesh nga i ati i tyre Dine Keshi, i cili thote se te bijat jane agresive per komunitetin.

Thellenxa dhe Fidane Keshi jetojne ne kushte te mjerueshme, ndersa nena e tyre ka vdekur shume vite me pare.

Ato kane probleme mendore, por nuk marrin mjekimin e duhur, ndersa shteti u jep pension invaliditeti.

Precendenti

Pak dite me pare u publikua historia e nje 26-vjecari, i cili prej tre vitesh mbahej i lidhur me zinxhire pasi konsiderohej rrezik per komunitetin.

Pas denoncimit per shkelje te te drejtave te njeriut dhe kushteve skandaloze qe jetonte i riu, shteti nderhyri duke e derguar ate ne spitalin psikiatrik te Vlores.

Por mjeket e zones kishin njohuri per rastin ne fjale, ndersa i riu jetonte ne meshire te fati, i mbyllur ne nje kolibe duke kaluar ditet e tij ne kushte cnjerezore.

Top Channel